Sezoni i ri, avazi i vjetër. Man. United ngec në barazim ndaj Fulham, Fernandes gabon nga penalltia (video)

Sezoni i ri, avazi i vjetër. Man. United ngec në barazim ndaj Fulham, Fernandes gabon nga penalltia (video)

24 Gusht 2025 19:24 Telesport Manchester United nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1-1 ndaj Fulham, ndeshje e vlefshme për javën e dytë të Premier League. “Djajtë” vinin pas humbjes 0-1 ndaj Arsenal në javën e parë dhe duhej të reagonin me fitore ndeshjen e sotme, por nuk ndodhi kështu. Në minutën e 33-të, Man. United pati shansin e artë të kalonte në avantazh, por Bruno fernandes gaboi nga penalltia. Calvin Bassey pengoi brenda zonës Mason Mount, pas ndërhyrjes së VAR, jepet penallti për “Djajtë”, pot goditja e Fernandes la shumë për të dëshiruar. Pjesa e parë u mbyllë 0-0. SHIKOGODITJENEFERNADES Në minutën e 58-të, Man. United kalon në avantazh. Leny Yoro shënon me kokë pas krosimit nga goditja e këndit nga Mbeumo, por...