Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Balliu: Shqiptarët futen në burg për 10 mijë lekë, qeveria i fal 1.2 milionë euro Blendi Gonxhes
Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka akuzuar qeverinë Rama për standarde të dyfishta në trajtimin e qytetarëve dhe klientëve të saj politikë, duke marrë si shembull çështjen e Blendi Gonxhes. Në një postim në FB, Balliu denoncon se ndërkohë që qytetarët e thjeshtë ndëshkohen me burg për fatura minimale të energjisë elektrike, qeveria i fal borxhe milionëshe drejtuesve dhe të afërmve të pushtetit. “Shqiptarët futen në burg për 10 mijë lekë drita, ndërsa Blendi Gonxhes qeveria i fal 1.2 milionë euro borxhe,” shkruan Balliu. Sipas tij, Gonxhe rezulton pronar faktik i kompanisë Albarent, e regjistruar në emër të bashkëshortes së tij. Kjo kompani, sipas Balliut, nuk ka paguar asnjë qindarkë tatim për një periudhë shtatëvjeçare. Postimi në FB: Shqiptarët futen në burg për...