Porto Palermo Festival mbylli edicionin e pestë, qindra qytetarë dhe pushues u mblodhën për të ndjekur koncertin final

Porto Palermo Festival mbylli edicionin e pestë, qindra qytetarë dhe pushues u mblodhën për të ndjekur koncertin final

Koncerti final i Porto Palermo Festival solli një natë magjike për qytetin e Himarës. Qindra qytetarë dhe pushues u mblodhën për të ndjekur koncertin, i cili prej pesë vitesh sjell emra të njohur të muzikës shqiptare dhe jo vetëm, nën organizimin e violinistit me famë botërore Olen Cesari. Mbrëmjen finale të 23 gushtit, pedonalja e qytetit bregdetar u kthye në një skenë të madhe ku muzika, arti dhe festa u bashkuan nën qiellin e hapur të verës. Qindra qytetarë dhe pushues ndoqën koncertin final të festivalit, që prej pesë vitesh sjell emra të njohur të muzikës shqiptare dhe ndërkombëtare, nën organizimin e violinistit me famë botërore Olen Cesari. Atmosfera u ndez që në momentet e para me performancat e Olen Cesari, Marsela Çibukaj, Dren Abazi...