Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Kuvendi i ri, sfida e parë për opozitën/ A do udhëheqë Berisha hapjen?
Në shtator nis punimet Kuvendi i ri, i dalë nga zgjedhjet e 11 majit, ndërsa data e mbledhjes së parë do të përcaktohet me një dekret të Presidentit. Kuvendi ekzistues pushon së funksionuari më 9 shtator, ndërsa në bazë të Kushtetutës, Kuvendi i ri duhet të mblidhet jo më vonë se 10 ditë nga kjo datë. E ndërsa pritet dekreti i Presidentit të Republikës që do të hedhë dritë mbi atë se kur do të mbahet seanca e parë, një tjetër pikëpyetje është se kush do e drejtojë këtë seancë? Në bazë të rregullores së Kuvendit, seancën e parë, e cila është konstituive, pa një rend dite dhe pa debate, duhet ta drejtojë deputeti më i vjetër. Në rastin konkret deputeti më i vjetër në...