Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Shkrumbohet papritur nga flakët një makinë në mes të rrugës (Detaje)
Një automjet që po udhëtonte drejt Gjirokastrës është shkrumbuar plotësisht në mes të rrugës. Incidenti ndodhi rreth orës 16:00, në fshatin Dhoksat, njësia administrative Lunxhëri. “Menjëherë u nis grupi i shërbimit zjarrfikës dhe, me mbërritjen në vendngjarje, u konstatua se automjeti, veturë tip Ford, ishte i përfshirë plotësisht nga flakët. U ndërhy menjëherë dhe u bë e mundur fikja e plotë e zjarrit”, tha policia lokale. Drejtuesi i mjetit, i pranishëm në vendngjarje, deklaroi se automjeti ishte përfshirë nga zjarri gjatë lëvizjes, duke bërë që flakët të përhapeshin me shpejtësi. Fatmirësisht nuk pati dëme në njerëz.