Merr flakë gomisteria në Durrës! Devijohet trafiku, një pjesë e Shkozetit mbetet pa drita

Merr flakë gomisteria në Durrës! Devijohet trafiku, një pjesë e Shkozetit mbetet pa drita

Një zjarr i fuqishëm ra pasditen e sotme në një gomisteri në zonën e Shkozetit, në Durrës. Shërbimet e zjarrfikësve u njoftuan shpejt dhe mbërritën në vendngjarje me katër automjete zjarrfikëse për të vënë nën kontroll flakët. Për shkak të rrezikut nga përhapja e zjarrit, policia ka devijuar trafikun në segmentet e afërta rrugore, duke bllokuar përkohësisht lëvizjen e automjeteve. Një pjesë e Shkozetit u përball me mungesën e energjisë elektrike për të shmangur pasojat dhe më të rënda. Falë ndërhyrjes së zjarrfikësve, flakët u vunë nën kontroll pa e lejuar zjarrin të përhapej në bizneset dhe banesat përreth. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, por janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Po vijon puna për të zbuluar shkakun e këtij zjarri. Top Channel