‘1-3 shqiptarë vuajnë për bukën e gojës…’/ Dasho: Mungesa e ushqimit për fëmijët është një krim, jo thjesht problem social

‘1-3 shqiptarë vuajnë për bukën e gojës…’/ Dasho: Mungesa e ushqimit për fëmijët është një krim, jo thjesht problem social

Mjeku dhe eksperti i shëndetit publik, Erion Dasho, ka reaguar ashpër lidhur me gjendjen e sigurisë ushqimore në Shqipëri, duke e cilësuar situatën aktuale si jashtëzakonisht alarmante. Referuar raportit të fundit lidhur me cilësinë e të ushqyerit nga ku Shqipëria ishte renditur si një nga vendet më keq të ushqyr, në një intervistë në Syri TV, Dasho u shpreh se kur 1 në 3 qytetarë nuk kanë akses të sigurt në ushqim, nuk mund të flitet më për një problem të zakonshëm, por për një krim të mirëfilltë ndaj të drejtës më bazike të njeriut, të drejtës për ushqim. Ai ngre shqetësimin se në një vend me pasuri natyrore të jashtëzakonshme si Shqipëria, kjo situatë është e pafalshme dhe shkon përtej çdo justifikimi, veçanërisht kur...