Zjarr i fuqishëm në një gomisteri në Shkozet, policia devijon trafikun

Zjarr i fuqishëm në një gomisteri në Shkozet, policia devijon trafikun

Një zjarr i madh ka përfshirë pasditen e sotme një gomisteri në zonën e Shkozetit, në Durrës, duke shkaktuar panik dhe dëme të konsiderueshme materiale. Në vendngjarje mbërritën menjëherë shërbimet zjarrfikëse me katër automjete, duke bërë të mundur izolimin e flakëve dhe parandalimin e përhapjes së tyre në bizneset dhe banesat përreth. Për shkak të rrezikut, policia devijoi përkohësisht trafikun në rrugët e afërta dhe ndërpreu furnizimin me energji elektrike në një pjesë të zonës për të shmangur incidente të tjera. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa grupet hetimore po punojnë për të përcaktuar shkaqet e zjarrit.