Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Nëndetësja 105, nga një relikë ushtarake në platformë arti, Rama ndan videon
Kjo është nëndetësja 105, e publikuar nga kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale, dikur krenari e flotës ushtarake, por sot ka marrë një kuptim të ri. Vajzat dhe djemtë e orkestrës së Forcave të Armatosura sjellin tingujt e “Ritfolk” mbi kuvertën e nëndetëses, në brigjet e Pashalimanit. Kjo performancë vjen si shembull se si trashëgimia ushtarake dhe kujtesa historike mund të rigjallërohen përmes kulturës, duke e bërë Pashalimanin jo vetëm një pikë referimi për historinë e marinës shqiptare, por edhe një hapësirë tërheqëse artistike që bashkon kujtesën me krijimtarinë. Nëndetësja 105 është një nga katër nëndetëset që Shqipëria mori nga Bashkimi Sovjetik në vitet ’50. Me kalimin e kohës doli jashtë përdorimit aktiv dhe, ashtu si të tjerat, u çarmatos. Pashalimani mbeti si relikë historike,...