Burimi: 
								Kultplus.com
								
							
                                    Foto © Kultplus.com                                
                            Ndarja nga jeta e Artur Zhejit, homazhet nesër në Universitetin e Arteve të Bukura
                            Ditën e nesërme, në 25 gusht do të mbahen homazhet në nder të gazetarit dhe publicistit të njohur, Artur Zheji. Homazhet do mbahen nga ora 10:00 deri në 12:00 në ambientet e Universitetit të Arteve të Bukura. Gazetari, analisti dhe ish-drejtori i përgjithshëm i ATSH-së, Artur Zheji u nda dje nga jeta në moshën 64-vjeçare. Ai ndërroi jetë në qytetin e Sarandës, ku ndodhej për pushime së bashku me familjen. Zheji njihej si një nga figurat e spikatura në gazetari dhe publicistikë. Me një karrierë të gjatë në media, Zheji u bë një nga zërat dhe penat më të spikatur të gazetarisë dhe debatit publik në Shqipëri. Ai ka shërbyer në funksione drejtuese në disa media, në Radio Televizionin Shqiptar dhe Agjencinë Telegrafike Shqiptare (ATSH)....