Zjarr në zemër të Elbasanit, flakët ‘përpijnë’ godinën pranë bashkisë (Detaje)

Zjarr në zemër të Elbasanit, flakët ‘përpijnë’ godinën pranë bashkisë (Detaje)

Një zjarr është regjistruar mesditën e sotme në qendër të Elbasanit. Mësohet se zjarri ka rënë një një ndërtesë të amortizuar pranë bashkisë. Flakët dhe tymi ka alarmuar banorët të cilëve u rrezikoheshin banesat. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë ndërhyrë zjarrfikësit. Ata kanë arritur të izolojnë flakët dhe të shuajnë zjarrin. Mësohet se shkak i zjarrit ka qenë një bombol gazi që ndodhej brenda godinës.