“Siguria detare”/ Policia bllokon 26 mjete lundruese, shpëtohen 28 pushues

“Siguria detare”/ Policia bllokon 26 mjete lundruese, shpëtohen 28 pushues

Plot 414 mjete lundruese janë inspektuar gjithsej gjatë kësaj jave nga Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare gjatë aksionit në hapësirat detare, liqenore dhe lumore nga Komani në Ksamil. Nga këto, 26 prej tyre janë bllokuar për shkelje të ndryshme. Sikurse bën me dije policia përmes një njoftimi zyrtar, mjetet e bllokuara përfshijnë: 16 jet ski, 4 skafe, 3 gomone dhe 3 varka metalike me motor uji të instaluar. Policia ka konstatuar se 11 nga këto mjete lundronin brenda perimetrit të sigurisë, duke rrezikuar drejtpërdrejt jetën e pushuesve në zonat e frekuentuara nga turistët. Për këtë arsye, drejtuesit e mjeteve janë ndëshkuar me masa administrative prej 100 mijë lekësh secili. “Gjithashtu, janë shpëtuar në det 28 shtetas (shqiptarë dhe të huaj), si dhe 9 mjete...