Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Përshkallëzohet ofensiva në Gaza, dhjetëra të vrarë e të plagosur nga sulmet e fundit të ushtrisë izraelite
Nuk ndalen sulmet izraelite në Rripin e Gazës. Të paktën 16 persona kanë mbetur të vdekur mëngjesin e të dielës nga goditjet, 7 prej të cilëve kanë humbur jetën teksa po kërkonin ushqim. Zona me popullsi të dendur ka pësuar shkatërrime të rënda nga goditjet. Palestinezët jetojnë në kushte shumë të vështira nëpër tenda, duke u përballur edhe me urinë e shkaktuar nga sulmet e vazhdueshme izraelite. Që nga tetori i vitit 2023, ushtria ka vrarë më shumë se 62 mijë palestinezë në Gaza. Fushata ushtarake ka shkatërruar enklavën, ka çuar në migrim të detyruar dhe përhapje të sëmundjeve. Nëntorin e vitit të kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi urdhërarreste ndaj kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Yoav Gallant, duke i akuzuar për...