Sulmi ndaj KFOR-it dhe Policisë së Kosovës, arrestohet pas dy vitesh i dyshuari

Sulmi ndaj KFOR-it dhe Policisë së Kosovës, arrestohet pas dy vitesh i dyshuari

Policia e Kosovës ka arrestuar sot një person të dyshuar për përfshirje në sulmin ndaj KFOR-it dhe Policisë së Kosovës më 29 majin e dy viteve më parë në Zveçan. Sipas policisë së Kosovës, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa ndaj tij janë ngritur akuza për veprimtari kundërkushtetuese, rrezikim të personave nën mbrojtje ndërkombëtare, sulm ndaj personit zyrtar dhe huliganizëm. Ndalimi i tij u krye pasi dyshohej për arratisje, pasi punon dhe qëndron në Serbi, si dhe ekzistonte mundësia për manipulimin apo zhdukjen e provave. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij u sekuestruan një telefon, uniforma ushtarake, dy USB dhe një bluzë me mbishkrim nacionalist. Njoftimi i Policisë Kosovë Sot, me datë 24 Gusht 2025, Drejtoria për Hetimin e Krimit të...