Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Keni votuar hajdutët, tani do t’ju marrë lumi”, Murrizi ironizon protestuesit: Zgjoheni tani,prisni zgjedhjet e 2029-s
Ish-deputeti demokrat, Myslim Murrizi ka reaguar sot lidhur me disa protesta të disa banorëve në lumin e Vlorës, duke ndarë edhe një mesazh për qytetarët. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Murrizi shprehet se ata që votojnë gjithë kohës kandidatë apo parti me mashtrues e hajdutë, do i ‘marrë lumi’ gjithë jetën. Murrizi shton se reagimet nga banorët janë të vonuara, pasi sipas tij tani duhet të presin deri në zgjedhjet e vitit 2029.