Manastirliu: Nesër nis shpërndarja e librave falas në shkolla

Manastirliu: Nesër nis shpërndarja e librave falas në shkolla

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, ka njoftuar se duke filluar nga nesër, 25 gusht, do të nisë shpërndarja e librave falas në të gjitha shkollat e vendit, një nismë që synon të lehtësojë barrën financiare për mijëra familje shqiptare. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministrja theksoi se ky është një program mbështetës i qeverisë në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, duke theksuar rëndësinë e barazisë në arsim. Shpërndarja falas e librave është e fokusuar kryesisht për nxënësit që vijnë nga familje me vështirësi ekonomike dhe sociale, si dhe për fëmijët që kanë nevojë për mbështetje të veçantë, përfshirë nxënësit me aftësi ndryshe, ata nga pakicat dhe minoritetet. Ky program synon jo vetëm të mbështesë familjet, por edhe të nxisë...