Parlamenti i ri pret dekretin e Presidentit, 72 deputetë hyjnë për herë të parë në Kuvend

Parlamenti i ri pret dekretin e Presidentit, 72 deputetë hyjnë për herë të parë në Kuvend

Pas pushimeve të gjata të verës, politika shqiptare do të rikthehet në skenë me një shtator të ngjeshur. Me mbylljen e mandatit të Kuvendit aktual më 9 shtator, Parlamenti i ri do të hapë dyert pasi Presidenti i Republikës të përcaktojë datën me një dekret, që sipas Kushtetutës nuk mund të vonohet më shumë se 10 ditë. Seanca hapëse do të jetë vetëm konstituive, pa axhendë dhe pa debate. Rregullorja e Kuvendit përcakton që drejtimin e seancës së parë e merr deputeti më i vjetër në moshë. Edhe në këtë legjislaturë, radha i takon Sali Berishës, i cili është 81 vjeç. Në rast refuzimi, stafetën e marrin Tritan Shehu ose Vasil Llajo, deputeti socialist i listës së Vlorës. Menjëherë pas hapjes, Kuvendi nis verifikimin e...