Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Marquez dominon dhe fiton garën e Hungarisë, tituli kampion është një formalitet
24 Gusht 2025 15:00 Telesport Piloti spanjoll Marc Marquez fitoi sot garën e Çmimit të Madh të Hungarisë në MotoGP, duke hedhur një tjetër hap të rëndësishëm drejt titullit kampion (suksesi i 7 radhazi, i 10-ti sezonal). Spanjolli i Ducati bëri një garë më vete, duke i lënë pas rivalët. Në vendin e dytë u rendit spanjolli Pedro Acosta me KTM, ndërsa në të tretin italiani Marco Bezzecchi me Aprilia, por ata mbërritën në finish shumë larg Marquez. Protagonist në këtë garë edhe kampioni i botës në fuqi, spanjolli Jorge Martin me Aprilia, i katërti, rezultati më i mirë sezonal. Një garë për t’u harruar kjo për rivalët për titull. Francesco Bagnaia me Ducatin tjetër doli në vendin e 9-të, ndërsa Alex Marquez me Ducati...