Kosovë/ PZAP urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhjet lokale

Kosovë/ PZAP urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhjet lokale

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka urdhëruar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që të certifikojë Listën Serbe për zgjedhjet lokale të 12 tetorit, kanë raportuar mediat në Kosovë më 24 gusht. Lista Serbe - partia më e madhe e serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beorgadit, e dorëzoi ankesën në PZAP paraditen e 22 gushtit. "Anulohet vendimi i KQZ-së dhe urdhërohet KQZ-ja që ta cerifikojë subjektin politik Lista Serbe me listën e kandidatëve për asamble komunale dhe kandidatëve për kryetar të komunave, sipas rekomandimit të Zyrës për regjistrim, certifikim dhe kontroll financiar të subjekteve politike në KQZ”, thuhet në një dokument të publikuar nga Rtklive. Vendimi i Komisionit Qendror Zgjedhor i Kosovës i 21 gushtit u kritikua nga vendet e QUINT-it dhe Bashkimi Evropian,...