Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Sylvinho ‘merr’ mesfushorin e Zvicrës, fton për herë të parë në Kombëtare lojtarin e Bundesligës
Kombëtarja shqiptare e futbollit luan më 4 shtator një miqësore në Gjibraltar, e para me këtë shtet në histori, ndërsa më 9 shtator në ‘Arenën Kombëtare’ të Tiranës kuqezinjtë presin Letoninë për duelin e grupit K kualifikues në Kupën e Botës. Trajneri Sylvinho pritet të sjellë risi në ekip, kjo pasi një ftesë nga Federata Shqiptare e Futbollit ka mbërritur në adresën e mesfushorit Leon Avdullahu. 21-vjeçari ka lindur në Solothurn të Zvicrës dhe ka luajtur gjashtë ndeshje me ekipin U-21 të helvetëve. Tanimë topi është në fushën e mesfushorit me tipare mbrojtëse, pasi Sylvinho e ka në listën e grumbullimit që do fillojë më 1 shtator. Mesi i fushës është pika nevralgjike e ekipit dhe braziliani kërkon të zbulojë emra të rinj, pse jo të tipit...