E rëndë në Shkodër! E moshuara i vë flakën vetes, dyshimet e para

E rëndë në Shkodër! E moshuara i vë flakën vetes, dyshimet e para

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër, ku një 78-vjeçare i ka dhënë fund jetës, duke djegur veten me benzinë. Sipas asaj që raporton policia, ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:30, në lagjen “Ahmet Haxhija”, në oborrin prapa banesës së saj. H. A., 78 vjeçe, dyshohet se vuante nga depresioni. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.