Festa e Ishmit! Organizimi në Kala shndërrohet në një mozaik të historisë dhe mikpritjes, promovohen prodhimet vendase

Festa e Ishmit! Organizimi në Kala shndërrohet në një mozaik të historisë dhe mikpritjes, promovohen prodhimet vendase

Në Kalanë e Ishmit, mbrëmjen e kaluar, bashkia e Durrësit organizoi “Festën e Ishmit” që mblodhi banorë, emigrantë dhe vizitorë, duke i dhënë jetë trashëgimisë kulturore të zonës, e njohur si vendlindja e piktorit Ibrahim Kodra. Programi artistik me këngë, recitime dhe valle popullore, së bashku me stenda të prodhimeve tradicionale, artizanatit dhe krijimtarisë së autorëve vendas, e shndërruan mbrëmjen në një mozaik të historisë, kulturës dhe mikpritjes. “Rakia e gjyshit prodhohet nga 3 varietete rrushi të krahinës së Ishmit. Ky është prodhim autokton vendas. Gjyshi për herë të parë ka prodhuar raki, para se të bënte verë”, shprehet Besim Kërtusha, Prodhues. Në stenda ishte dhe Sokol Proja, ish-punonjës i policisë pyjore dhe më pas emigrant, i cili sot ka ndërtuar sipërmarrjen e tij në...