‘La Vuelta’ e Spanjës/ Belgu Filipsen fiton etapën e parë

‘La Vuelta’ e Spanjës/ Belgu Filipsen fiton etapën e parë

Në total 21 etapa, Alalpardo – Madrid (111,6 km) mbyll edicionin e 80-të më 14 shtator. Mungon Tadej Pogaçar, Jonas Vingegaard çiklisti për t’u mundur. Nisi dje ‘Vuelta de Spain’. Gara e tretë e madhe e çiklizmit që zhvillohet çdo vit në Europë. Pas Giro D’Italia dhe Tour de Francë, radha e edicionit të 80-të në tokën iberike. Programi nga 23 gushti deri më 14 shtator. Në fakt turi nisi nga Torino (Venaria Reale), ndërsa janë parashikuar tre etapa në Itali për të përfunduar në Madrid. Itinerari mbulon 3,151 kilometra, me dy gara kronometër (njëra ekipore) dhe do shoqërohet me dhjetë etapa malore. Njeriu që duhet mposhtur për klasifikimin e përgjithshëm do të jetë Jonas Vingegaard, i cili garon me një ekip shumë të fortë...