Tjetër aksident në Fier! 17-vjeçari përplas në rrugë kalimtarin, i plagosuri në gjendje kritike për jetën

Tjetër aksident në Fier! 17-vjeçari përplas në rrugë kalimtarin, i plagosuri në gjendje kritike për jetën

Pak minuta më parë, në kryqëzimin pranë shkollës së muzikës në Fier. Një automjet tip Land Rover, i drejtuar nga një 17-vjeçar, ka përplasur një qytetar që po kalonte rrugën. I plagosuri, 35 vjeç është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal Fier në gjendje të rëndë dhe në rrezik për jetën. Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit dhe po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit. Njoftimi i policisë: Fier/Informacion paraprak Rreth orës 11:00, në lagjen “Liri Gero” automjeti me drejtues një shtetas 17 vjeç, banues në Fier, ka përplasur një këmbësor, rreth 35 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Eshtë shoqëruar në Komisariat drejtuesi i automjetit me të cilin po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor po punon për identifikimin e...