Autoritetet serbe pretendojnë se 70 mijë njerëz morën pjesë në protestat e thirrura nga partia e Vuçiqit, pamjet filmike tregojnë krejt ndryshe

Autoritetet serbe pretendojnë se 70 mijë njerëz morën pjesë në protestat e thirrura nga partia e Vuçiqit, pamjet filmike tregojnë krejt ndryshe

Dje në Serbi u mbajtën protesta të quajtura “qytetarët kundër bllokadave”, të thirrura nga Partia Progresive Serbe (SNS) e presidentit Aleksandar Vuçiq. Drejtori i policisë Dragan Vasileviq tha se gati 70,000 njerëz morën pjesë në protestat, të cilat u mbajtën në 71 qytete, dhe se gjithçka kaloi pa incidente. Vasileviq specifikoi se gjithsej 69,776 persona morën pjesë në tubimet, të organizuara nga Qendra për Stabilitet Social, në të gjithë Serbinë, transmeton Telegrafi. Megjithatë, qytetarët postuan video në rrjetet sociale që tregonin se sa pak njerëz ishin në tubime. Tubimet u mbajtën në Ub, Ingji, Arangjelovc, Vrnjaqka Banjaë, Loznicë, Krushevc, Leskovc, Zrenjanin, Dolevc, Shid, Obrenovc, Trgovisht, Bor, Priboj, Krushevc, Rum, Rashkë, Kiroviç, Kosovsk. Baçka Pallanka, Sremski Karlovc, Baçka Topoa, Obrenovc, Luçan, Pozharevc, Negotin dhe disa tjera....