Ndarja nga jeta e Artur Zhejit, mesazhi ngushëllues i Albin Kurtit: Gazetar i rrallë! Ndihmoi që të rriste jehonën për lirinë e Kosovës

Ndarja nga jeta e Artur Zhejit, mesazhi ngushëllues i Albin Kurtit: Gazetar i rrallë! Ndihmoi që të rriste jehonën për lirinë e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, shprehu ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të gazetarit Artur Zhejit, personalitet i njohur i medias së shkruar dhe asaj televizive, i cili vdiq dje në moshën 64-vjeçare. Në një reagim, Kurti e përshkroi Zhejin si një gazetar të rrallë, që përtej lajmit të ditës angazhohej dhe thellohej me seriozitet intelektual te çështjet dhe subjektet me të cilat ballafaqohej. Ai e cilësoi Zhejin jo vetëm si reporter lufte, por si një gazetar aktivist, një patriot i emancipuar dhe dokumentues i angazhuar, i cili ndihmoi të ndërkombëtarizohej çështja shqiptare dhe të rritej jehona e kërkesës për liri. Kurti përmendi gjithashtu prejardhjen e tij: djali i intelektualit dhe përkthyesit Petro Zheji dhe i aktores së njohur Besa Imami, duke theksuar se...