Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
‘Jemi harruar për 35 vite!’, Banorët e Vlorës bllokojnë rrugën e lumit: Premtime të pambajtura
Banorët e fshatrave të Vlorës janë ngritur në protestë për rrugën e keqe në zonat e lumit të Vlorës. Ata kanë bllokuar rrugën e Lumit të Vlorës, duke pretenduar se prej 35 vitesh janë lënë në harresë nga mungesa e investimit. Në protestë dolën banorët e fshatrave të Lumit të Vlorës, të Velçës, Bashaj, Matogjin, Vërmik, Verbas, Ramice, krahina e Smokthinës.