Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
I dënuar për trafikim të 250 kilogramëve kokainë në Holandë, arrestohet në Belgjikë Shkëlqim Vokri
Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale nëpërmjet FAST Albania-s, kontribut konkret duke bashkëpunuar me rrjetin ENFAST dhe homologët për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Në kuadër të bashkëpunimit të ngushtë me rrjetin ENFAST dhe homologët e FAST Holandës dhe FAST Belgjikës, është bërë i mundur lokalizimi dhe arrestimi në shtetin e Belgjikës i shtetasit shqiptar Shkëlqim Vokri, 56 vjeç, banues në Dërmenas, Fier, i cili posedonte dokument me shtetësi holandeze. Ky shtetas rezultonte i shpallur në kërkim nga autoritetet e shtetit holandez, pasi, bazuar në urdhrin e arrestit europian dhe ndërkombëtar (EAW/IAW), duhet të vazhdojë vuajtjen e dënimit prej 686 ditësh burgim të mbetura, lidhur me veprën penale të “Shkeljes së aktit për drogat” (trafikim të lëndëve narkotike), të parashikuar...