Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Greqi/ Mbytja e 4-vjeçares shqiptare në pishinë, gjyshja tregon detaje rrëqethëse: Jam gati të vdes!
Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me vdekjen e 4-vjeçares shqiptare në Paxos të Greqisë, e cila u gjet e mbytur të premten pasdite në pishinën e një vile pranë shtëpisë ku jetonte me familjen e saj. Sipas mediave greke, kërkimet për vajzën filluan rreth orës 16:00 dhe zgjatën thuajse 50 minuta, derisa u gjet rreth orës 16:50. Kryetari i bashkisë së Paxos, Spyros Vlachopoulos deklaroi se oficerët e policisë nxituan menjëherë në vendngjarje, të cilët u përpoqën të jepnin ndihmën e parë para se të mbërrinin mjekët, megjithatë fëmija kishte vdekur. “Prindërit nuk e kuptuan që ajo doli jashtë dhe atje ka një vilë me pishinë, fëmija padyshim shkoi atje për të luajtur dhe pjesa tjetër është e trishtueshme…”, u shpreh Vlachopoulos. Në të njëjtën kohë,...