Vrau me thikë gruan e tij në sy të fëmijëve, Pandeli Nakoleci del sot para gjykatës në Greqi

Vrau me thikë gruan e tij në sy të fëmijëve, Pandeli Nakoleci del sot para gjykatës në Greqi

40-vjeçari shqiptar, Pandeli Nakoleci i cili vrau paraditen e djeshme me thikë gruan e tij 36-vjeçare, Marjola Nakoleci në Volos të Greqisë, do të dalë ditën e sotme para gjykatës. Ai u vu në pranga një ditë më parë, ndërsa oficerët e policisë e gjetën në rrugën Evripidou në qendër të qytetit, afërsisht 200 metra larg shtëpisë ku ndodhi krimi brutal. Ai ishte fshehur në një parcelë toke dhe mbante veshur rroba që i gjeti në një kosh plehrash. Nuk kishte me vete telefon celular apo ndonjë objekt tjetër. Në fjalët e tij të para pas arrestimit, ai dukej i papenduar dhe raportohet se u tha oficerëve të policisë: Gruaja ime po më tradhtonte, çfarë duhet të bëja? Vrasja e shqiptares në Volos 40-vjeçari shqiptar,...