Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Shqipëria e Boratit: Vendi ku buka e gojës është luks
Nga Erion Dasho/ Dua të ndalem pak më gjatë tek statistikat e FAO-s, të cilat sot në mëngjes i quajta “Tabelat e Turpit”. Përse? Sepse treguesit janë tronditës. Jo vetëm Shqipëria renditet e fundit në Evropë për sa i takon ushqyerjes, por sepse statistikat janë të tilla që na vendosin poshtë disa prej vendeve më të varfra të Azisë dhe të Afrikës. Sepse kur bëhet fjalë për ushqyerjen, nuk flitet më për kulla, për hotele, për lungomare, për turizëm, por thjesht për BUKËN!!! Për një familje që shkon në krevat e uritur! Për një fëmijë, trupi dhe truri i të cilit nuk zhvillohen sepse i mungon ushqimi i përditshëm! Statistikat nuk gënjejnë! 》5.4% e shqiptarëve janë klinikisht të kequshqyer. Jo në Afrikë, jo në Azi,...