Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Vrau gruan në sy të fëmijëve, momenti i arrestimit të shqiptarit në Volos: S’jam penduar, ajo e meritonte
I shtrirë në tokë dhe me pranga në duar, mediat greke kanë publikuar foto nga momenti i arrestimit të 40-vjeçarit shqiptar Pandeli Nakoleci, i cili vrau gruan e tij në sy të fëmijëve. Nakoleci u gjet i fshehur në një parcelë tokë pranë shtëpisë dhe në momentin e arrestimit nuk shfaqi asnjë pendesë. “Gruaja ime po më tradhtonte, çfarë duhet të bëj?”, u tha ai oficerëve të policisë, ndërsa i vendosnin prangat. 36-vjeçarja, nëna e 4 fëmijëve u godit në trup dhe qafë me thikë në sy të tyre, duke u bërë dëshmitarë të krimit makabër nga dora e babait. Ngjarja ndodhi poshtë apartamentit të pallatit ku jetonin. Gruaja u përpoq të shpëtonte duke zbritur shkallët, por pa sukses, teksa ra mbi xhamin e derës...