Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Situata me zjarret në vend/ Shuhen 9 vatra, 1 mbetet në monitorim
Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile (QKOEC) në AKMC raporton se, prej orës 09:00 deri në orën 20:00 të datës 23 gusht 2025, në rang vendi janë evidentuar 10 vatra zjarri. Falë bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve dhe ndërhyrjes në kohë të forcave operacionale, është bërë e mundur shuarja dhe izolimi i 9 vatrave zjarri, ndërsa vetëm 1 vatër mbetet nën monitorim.Forcat zjarrfikëse, të mbështetura nga strukturat vendore, shërbimi pyjor, policia dhe agjencitë e specializuara, kanë ndërhyrë me shpejtësi duke garantuar minimizimin e pasojave dhe sigurinë e komuniteteve. Është bërë izolimi i plotë dhe shuarja e zjarreve në:1. Në fshatin Ibë, njësia administrative Bërzhitë, bashkia Tiranë.2. Në fshatin Roskovec, njësia administrative Roskovec, bashkia Roskovec.3. Në fshatin Shkjezë, njësia administrative Bushat, bashkia Vau-Dejës.4. Në fshatin Jeran,...