Bardhyl Londo: Dal nga një dhembje, hyj në një tjetër…

Bardhyl Londo: Dal nga një dhembje, hyj në një tjetër…

Bardhyl Londo Dal nga një trishtim, hyj në një tjetër,Dita mbi dritare si perde tymnxirë.Ti tund qortueshëm ujvarën e flokëve.Di, vallë ti, një botë më të mirë?Dal nga një dhembje, hyj në një tjetër.Qielli në dritare kallkan i ngrirë.Ti kapsallit qortueshëm konstelacionin e syve.Di vallë ti një botë më të mirë?Dal nga një vdekje, hyj në një tjetër.Kamzhiku i shiut dritaren rreh pa mëshirë.Ti duart shtrin dhe lutesh për mua.Di vallë ti, një Zot më të mirë? *Titulli i origjinalit: “Kushtim” ObserverKult Lexo edhe: KUR BARDHYL LONDO FLISTE PËR HAVZI NELËN: NUK E NJOHIM AKOMA ASHTU SIÇ DUHET TA NJOHIM Nga Bardhyl Londo Mirëdita, përshëndetje të gjithëve!Në fakt nuk isha përgatitur fare për të folur.E vërteta është kjo, që sot është një datë për të cilën...