A.S. Pushkini: Një lulëz mes librit gjeta…

A.S. Pushkini: Një lulëz mes librit gjeta…

Alexander Sergeyevich Pushkin Një lulëz mes një libri gjeta,Të tharë edhe pa kundërmim;Dhe për një çast i shtangur mbetaE humba thellë n’ëndërrim. Kur lulëzoi? Ç’pranverë thua?Kush e këputi edhe ku?Një dorë e njohur a e huaj?Dhe pse e vuri vallë këtu? A për kujtim të një takimi?Apo për ndarjen plot trishtim?A për një endje pikëllimiNë heshtje fushash pa mbarim? Ai, ajo, jetojnë vallë?Ku thua janë, ku bredhin ku?Apo mos ndoshta janë tharë,Si dhe kjo lulezë këtu? Përktheu: Jorgo Bllaci ObserverKult Lexo edhe: JAM KËTU INEZILDA, POEZI NGA PUSHKINI