Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Investigimi/ Mbi 10 mijë m2 tokë në Ksamil në emër të Regon Bazes, djalit të Mero Bazes
Thellohet më tej investigimin për Mero Bazen dhe familjarët e tij, duke treguar se si kanë përfituar pasuri dhe punësime në institucione publike. Përgjatë javës, CNA tregoi me dokumente se si djali i Mero Bazes, kastraveci i Erion Veliajt, ishte bekuar nga ky i fundit dhe qeveria. Publikuam një dokument që tregonte se si Lindita Nikolla, në kohën kur ishte në detyrë si ministre e Arsimit, e kishte bekuar Aldion Bazen me rreth 50 mijë paund nga Fondi i Ekselencës që të kryente një master në një nga universitetet e Londrës. Sigurisht shpagimin për këto “bekime” do ta paguante babai i tij, Mero Baze, i cili njihet si lëpirës i pushtetit dhe vegël e shërbëtor i Erion Veliajt. Po ashtu zbuluam se Aldion Baze, përveç...