Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“I pabesueshëm lajmi”/ Lulzim Basha mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Artur Zhejit: Një mik vërtet i rrallë
Me një mesazh të gjatë në rrjetet sociale, Lulzim Basha ka reaguar pas lajmit të vdekjes së parakohshme të gazetarit Artur Zheji. Basha e kujton Zhejin si një intelektual i shquar dhe erudit i pashoq, që do t’i mungojë publikun. Reagimi i plotë: I pabesueshëm lajmi për ndarjen e Artur Zhejit nga jeta, një mik vërtet i rrallë dhe i paharrueshëm. Intelektual i shquar dhe erudit i pashoq, me një formim kulturor unik që nuk mund ta prisje përveçse nga biri i vetëm i Petro Zhejit, jeta i fali Arturit një përvojë të pasur dhe të veçantë për brezin e tij, duke i fshirë çdo deprivim të zakonshëm për bashkëmoshatarët e tij të rritur pas perdes së hekurt dhe izolimit të gjithanshëm. E prapë brenda...