Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Reshjet e shiut përmirësojnë situatën e zjarreve në vend
Ulja e temperaturave dhe reshjet e shiut, kanë përmirësuar ndjeshëm situata me zjarret në vendin tonë. Autoritetet bëjne me dije se gjatë ditës së shtunë janë evidentuar në të gjithë vendin 10 vatra zjarri, 9 prej të cilave janë shuar totalisht, teksa një tjetër është në monitorim. Po ashtu është bërë izolimi i plotë dhe shuarja e zjarreve në: Në fshatin Ibë, njësia administrative Bërzhitë, bashkia Tiranë. Në fshatin Roskovec, njësia administrative Roskovec, bashkia Roskovec. Në fshatin Shkjezë, njësia administrative Bushat, bashkia Vau-Dejës. Në fshatin Jeran, njësia administrative Kastrat, bashkia Malësi e Madhe. Në hekurudhën e Fierit, njësia administrative Fier, bashkia Fier. Në pyllin e Sodës, njësia administrative nr 4, bashkia Vlorë. Në fshatin Lapardha, njësia administrative Kotë, bashkia Selenicë. Në fshatin Pezë Helmës, njësia...