Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Ndarja nga jeta e Artur Zhejit, gazetari Juxhin Mustafaraj: Ishte “zjarrfikësi” i debateve, jo me tension, por me argumente të mprehta
Gazetari Juxhin Mustafaraj ka reaguar pas lajmit për ndarjen nga jeta të Artur Zhejit. Në një postim në rrjetet sociale, kryeredaktori i Top Story shkruan se “Artur Zheji ishte ‘zjarrfikësi’ i debateve jo me tension apo ngritje zëri, por me argumente të mprehta, qëndrime të qarta dhe një klas unik që e veçonte në çdo diskutim publik”. Reagimi i plotë: Top Story humbi një mik dhe bashkëpunëtor të çmuar… Lajmi i ndarjes së parakohshme nga jeta të gazetarit dhe publicistit Artur Zheji erdhi pështjellues, i pabesueshëm dhe plot trishtim. Në këto dy vite të fundit, bashkëpunimi me Turin ka qenë i veçantë: një mik i afërt dhe një bashkëpunëtor i çmuar për Top Story. Në çdo diskutim redaksional me Gridën për të ndërtuar panele me...