Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
PD: Bashkia e Tiranës, vetëm 20% e investimeve publike të realizuara
Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti deklaroi sot se, Bashkia e Tiranës ka realizuar vetëm 20% të investimeve publike. “Tirana është sot pasqyra më e qartë e një qeverisjeje vendore të degraduar, të kapur nga interesa të ngushta politike, ku përfaqësimi është zëvendësuar nga emërimi, dhe transparenca nga arroganca”, u shpreh ai në një deklaratë për mediet. “Sipas të dhënave zyrtare të vetë bashkisë për 7 muajt e parë të vitit 2025, vihet re një shpërdorim flagrant i taksave të qytetarëve. 13 milionë euro më shumë janë shpenzuar për paga dhe shpenzime operative, për të mbajtur në këmbë një administratë të fryrë dhe politikisht të kapur. Kjo administratë është rritur trefish në 10 vitet e fundit, pa asnjë reflektim mbi eficiencën apo nevojën...