Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Një zë i veçantë e penë e talentuar që do t’i mungojë publikut”, Elisa Spiropali mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të gazetarit Artur Zheji
Kryeparlamentarja Elisa Spiropali ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të gazetarit të mirënjohur Artur Zheji. Në një mesazh në rrjetet sociale ajo shprehet se lajmi i vdekjes së gazetarit është trishtues, ndërsa e cilëson Artur Zhejin si një zë i veçantë dhe penë e talentuar që do t’i mungojë prej sot publikut shqiptar. “Trishtues lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta të gazetarit e analistit të mirënjohur Artur Zheji. Një zë i veçantë dhe penë e talentuar do t’i mungojë prej sot publikut shqiptar. Pusho në paqe, Artur!”, shkruan Spiropali. Top Channel