“Personalitet i veçantë në gazetarinë shqiptare”, Ngjela: Zheji njeri me talent, pasardhës i një vargu të madh shkrimtarësh dhe artistësh

“Personalitet i veçantë në gazetarinë shqiptare”, Ngjela: Zheji njeri me talent, pasardhës i një vargu të madh shkrimtarësh dhe artistësh

Avokati Spartak Ngjela e ka cilësuar një personalitet të veçantë në gazetarinë shqiptare Artur Zhejin, ndërsa shpreh ngushëllime të sinqerta familjarët të tij për ndarjen para kohe nga jeta. Në një reagim në rrjetet sociale Ngjela shprehet se Zheji ishte një njeri me talent dhe pasardhës i një vargu të madh shkrimtarësh dhe artistësh. Reagimi i plotë: Sot befas dhe në moshë të re; ka vdekur Artur Zheji. Artur Zheji ishte një personalitet i veçantë në gazetarinë shqiptare. Ishte shkrimtar, dramaturg; njohës i thellë i artit dramaturgjik dhe shumë teatror; por edhe individ i thjeshtë; pavarësisht se ishte pasardhës i një vargu të madh shkrimtarësh dhe artistësh: Petro Zheji. Vera Zheji;.Gjergj Zheji; Besa Zheji ( Imami) etj. Asnjëherë nuk u imponua me dijen e tij...