FOTO/ Policia ndan pamje nga sera e kanabisit

FOTO/ Policia ndan pamje nga sera e kanabisit

Policia e Kosovës ka ndërmarrë një operacion në një fshat të rajonit të Gjilanit, ku ka gjetur rreth 500 bimë të dyshuara të llojit kanabis sativa. Sipas njoftimit zyrtar, plantacioni ishte organizuar në katër sera dhe bimët ndodheshin në fazë të avancuar të rritjes. Në aksionin e zhvilluar nga njësitë e antidrogës, në bashkëpunim me agjenci të tjera të sigurisë, u sekuestrua edhe një armë e gjatë si dhe materiale të tjera që lidhen me rastin. Policia ka arrestuar tre persona, të cilët me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.