“U prehsh në paqe mik!”/ Ministri Balla reagon pas vdekjes së Artur Zhejit

“U prehsh në paqe mik!”/ Ministri Balla reagon pas vdekjes së Artur Zhejit

Ministër i Shtetit Deputet i Kuvendit të Shqipërisë, Taulant Balla, ka reaguar për ndarjen nga jeta të gazetarit të njohur Artur Zheji. Ai shprehet i pikëlluar për këtë lajm të trishtë dhe largim nga jeta në mënyrë të parakohshme. “Shumë, shumë i trishtë lajmi për ndarjen e parakohshme të gazetarit Artur Zheji. U prehsh në paqe mik!”, shkruan Balla.