Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Ndarja nga jeta i Artur Zhejit, reagon Rama: Lamtumirë mik kohësh të tjera
Kreu i qeverisë Edi Rama ka reaguar pas vdekjes së parakohshme të gazetarit Artur Zheji. “Lamtumirë mik kohësh të tjera dhe e gjetsh matanë paqen për shpirtin “, shkruan Rama. Gazetari Zheji lindi më 29 gusht 1961, ndërsa sot u nda nga jeta në moshën 64-vjeçare. Dyshohet se gazetari ka pësuar arrest kardiak. Artur Zheji ishte gazetar, publicist dhe drejtues emisioni, pjesë e ekranit dhe medias shqiptare prej shumë vitesh. Ka mbajtur funksione drejtuese në disa media, si tek RTSH dhe gazeta Mapo. Veprimtaria e tij përfshin analiza politike, shkrime editoriale dhe drejtimin e programeve televizive. Që nga viti 2017, ai ishte drejtues i emisionit politik dhe analitik 360 Gradë. Zheji ishte i biri i euriditit të njohur shqiptar Petro Zhejit dhe aktores së njohur...