Ndarja nga jeta e Artur Zhejit/ Meta: Mbrojtës i palodhur i lirisë së medias

Ndarja nga jeta e Artur Zhejit/ Meta: Mbrojtës i palodhur i lirisë së medias

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar me dhimbje për ndarjen nga jeta të gazetarit dhe analistit të njohur, Artur Zheji. Në një mesazh publik, Meta e cilëson Zhejin si një intelektual të angazhuar dhe mbrojtës të palodhur të lirisë së medias dhe shtetit të së drejtës. Ai thekson kontributin e çmuar të Zhejit në jetën politike dhe shoqërore të vendit. Meta shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen dhe komunitetin mediatik shqiptar. Postimi i presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta:     Me pikëllim të madh mora lajmin për ndarjen e parakohëshme nga jeta të gazetarit profesionist dhe analistit brilant, Artur Zheji. Një intelektual i angazhuar, veçanërisht në mbrojtje të pavarësisë së medias, vlerave të lirisë dhe parimeve të shtetit të...