Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Një akt pikëllimi për shumëkënd”/ Ndarja nga jeta e gazetarit Artur Zheji, reagon Unioni i Gazetarëve Shqiptarë
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka reaguar për ndarjen nga jeta të publicistit dhe analistit, Artur Zheji. Me anë të një deklarate, UGSH vlerëson figurën e Zhejit dhe shpreh pikëllimin për ndarjen nga jeta të analistit dhe gazetarit. Në reagimin e bërë nga Unioni i Gazetarëve, thuhet se ndarja nda jeta e Artur Zhejit është një ndërprerje e ndjeshme në shfaqjen mediatike dhe analizën politike. Deklarata e UGSH: Ndahet nga jeta gazetari dhe analisti i njohur Artur Zheji Arresti kardiak i ka ndërprerë jetën gazetarit dhe analistit të njohur Artur Zheji. Pas gjashtë ditësh do të shënonte 64 vjetorin e ditëlindjes së vet. Lajmi tronditës për familjarët, kolegët, miqtë dhe fansat e tij vjen nga qyteti bregdetar i Sarandës, ku ai ndodhej me pushimet verore. Artur...