UGJSH reagon pas akuzave të kryeministrit Rama ndaj gjyqtarëve: Po cënohet integriteti ynë

UGJSH reagon pas akuzave të kryeministrit Rama ndaj gjyqtarëve: Po cënohet integriteti ynë

Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë (UGJSH) i ka bërë thirrje KLGJ-së që të reagojë ndaj sulmeve të kryeministrit Edi Rama kundër gjyqtarëve Hazbi Balliu dhe Klarent Demiri, për shkak të vendimeve të marra prej tyre në çështje të ndryshme. Sipas UGJSH sulmete  Ramës ndaj gjyqtarëve janë ndërhyrje në punën e gjyqësorit dhe përpjekje për t’i ekspozuar gjyqtarët në gjyq publik përmes sulmeve personale. Kujtojmë që kryeministri Rama i ka akuzuar gjyqtarët për keqpërdorim të pavarësisë gjyqësore dhe ka paralajmëruar masa ndëshkuese. Reagimi i plotë i Unionit të Gjyqtarëve: Unioni i Gjyqtarëve ka ndjekur me vëmendje pakënaqësitë e shprehura publikisht nga ana e Kryeministrit ndaj disa vendimeve gjyqësore, duke anatemuar personalisht gjyqtarët për vendimmarrjet dhe kthyer ushtrimin e detyrës kushtetuese në një gjyq publik, ku njëra...