Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Ndarja nga jeta e publicistit Artur Zheji, Gjekmarkaj: Humbje e madhe për gazetarinë dhe shoqërinë shqiptare
Nënkryetari i Kuvendit të Shqipërisë Agron Gjekmarkaj, ka reaguar pas ndarjes nga jeta para kohe të gazetarit dhe publicistit Artur Zheji. Gjekmarkaj shpreh ngushëllime familjarëve për humbjen e madhe, teksa largimin e Zhejin e cilëson si një humbje të rëndë për mendimin kritik, gazetarinë dhe shoqërinë shqiptare. “Lajmi i ndarjes nga jeta i gazetarit Artur Zhejit është një humbje e madhe për gazetarinë, mendimin kritik dhe shoqërinë shqiptare. Ai ishte një intelektual i spikatur, një zë i guximshëm dhe një personalitet që krjijoi dhe mbajti të gjallë debatin publik. Me stilin e tij unik, ai solli gjithmonë qartësi, mendim të lirë dhe reflektim të thellë dhe pse mund të kemi ndarë mendime tërsisht të ndryshme për çështje të caktuara. Kontributi i tij do të mbetet...