Premier League, Broja sërish në tribunë, Xhaka pëson humbjen e parë

Premier League, Broja sërish në tribunë, Xhaka pëson humbjen e parë

Janë mbyllur tre ndeshjet e Premier League, të vlefshme për javën e dytë. Burnley regjistroi fitoren e parë sezonale, pasi mposhti me rezultatin 2-0 skuadrën e Sunderland. Edhe në këtë takim, ashtu si javën e kaluar, Broja nuk ishte i grumbulluar te Burnley. Sulmuesi i Kombëtares duket se ende nuk ka kapur formën, pasi afrimit nga Chelsea. Sa i përket Sunderland, Granit Xhaka pëson humbjen e parë, si kapiten i skuadrës angleze. Humbje surprizuese ishte edhe ajo e Aston Villa-s në transfertë, ku u mposht minimalisht nga Brentford. Në përballjen tjetër, Bournemouth triumfoi 1-0 ndaj skuadrës së Wolves në shtëpi.